Milan Skriniar i ka thënë jo rinovimit me Interin për momentin. Një ditë pas fitores në Superkupën e Italisë ndaj Milanit, shoqëruesi i lojtarit informoi drejtuesit zikaltër se mbrojtësi dëshiron të vlerësojë edhe ofertat e tjera.
Sinjali i qartë se qëndrimi i sllovakut në Milano është shumë më se i vështirë. Marotta, i cili ditët e fundit ka thënë se është optimist, ka bërë më të mirën ekonomikisht dhe nuk dihet nëse do të ngrejë më lartë ofertën.
Interi ndalet në propozimin prej 6.5 milionë euro në vit, ndërsa përflitet se PSG ka ofruar 9 milionë. Distanca është shumë më e madhe dhe e pamundur që Zhang ta plotësojë. Te zikaltërit, optimizmi tashmë është zhdukur, duke përjashtuar një vendim të zemrës, i cili në këtë pikë do të ishte i bujshëm. Marotta tashmë do të provojë edhe një herë të tentojë të bindë Skriniarin, por ndërkohë do të kërkojë për një zëvendësues./ h.ll/abcnews.al