Duke hequr dorë nga një pasuri miliona dollarësh nga biznesi i familjes së saj që merrej me diamante dhe gurë të tjerë të çmuar, 8-vjeçarja Devanshi Sanghvi vendosi të bëhej murgeshë, me bekimet e prindërve të saj.
Deri pak ditë më parë, 8-vjeçarja ishte trashëgimtare e biznesit Sanghvi & Sons me qendër në qytetin Surat në shtetin Gujarat, Indi. Surati njihet gjerësisht si ‘qyteti i diamanteve’ për pozicionin e tij në tregtinë globale të gurëve të çmuar.
Sidoqoftë, Devanshi Sanghvi vendosi të hiqte dorë nga pasuria e saj dhe të zgjidhte jetën e murgjve xhain.
Familja e saj përbëhet nga xhainët të cilët pretendojnë se ndjekin fenë e lashtë indiane, ku predikojnë asketizëm, jo dhunë, vegjetarianizëm të rreptë dhe dashuri për të gjitha krijesat. Prindërit e Devancy thanë se ajo mezi priste të bëhej murgeshë.
Të mërkurën, 8-vjeçarja vizitoi një tempull, ku ndërroi rrobat e saj të shtrenjta me një mantel modest pambuku, pasi fillimisht kishte rruar kokën.
Duke dashur të nënvizojë devotshmërinë e saj, një besimtare që mori pjesë në ceremoni dhe tha për Agence France-Presse (AFP) se “Devancy nuk ka parë kurrë televizor, ajo nuk ka qenë kurrë në kinema, restorante dhe qendrat tregtare”.
Xhainizmi ka mbi 4 milionë ndjekës në Indi, shumë prej të cilëve vijnë nga komunitete të pasura. Megjithatë, kjo fe e veçantë kritikohet për disa nga praktikat e saj, veçanërisht për agjërimin shumë të rreptë.
Një vajzë 13-vjeçare vdiq në vitin 2016 në Hyderabad gjatë një agjërimi dy-mujor, gjatë të cilit ajo lejohej të pinte ujë vetëm dy herë në ditë. Prindërit e 13-vjeçares u akuzuan se e detyruan të agjëronte dhe u përballën me akuzën për vrasje./abcnews.al