Milan hedh sytë nga Fiorentina për një mbrojtës

schedule23:10 - 11 Korrik, 2019

schedule 23:10 - 11 Korrik, 2019

Pa një buxhet të mjaftueshëm në merkato skuadra e Milanit kërkon të nënshkruajë me lojtarë me kosto të ulet dhe pse jo me parametra zero. Kuqezinjtë  kërkojnë një mbrojtës qendre dhe pas dështimit të Dejan Lovren janë duke vëzhguar një tjetër objektiv që luan në Serie A dhe mund të përshtatej shumë shpejt me filozofinë e klubit.

Sipas mediave italiane, kuqezinjtë janë gati për të paraqitur ofertën e tyre skuadrës së Fiorentinës për mbrojtësin Zherman Pecela. Mësohet se menaxheri i futbollistit është parë në selinë e skuadrës së Milanit për të mbyllur detajet e transferimit.

Ekipi vjollcë kërkon 20 milionë euro për të lënë të lire 28-vjeçarin, por Milan e cilëson si të lartë kërkesën e Fiorentinës. Dështimi për tu kualifikuar në Champions League ka ndryshuar strategjinë e transferimeve tek skuadra e teknikut Giampaolo, i cili ka një mision të vështirë për ta rikthyer skuadrën në elitën e futbollit europian. Shoqëria kuqezi ka besim tek aftesitë e Maldinit dhe Boban për të sjellë në Milanello lojtarë cilësore për të ndihmuar ekipin sezonin e ardhshëm./ABC News Albania 24/7