Keylor Navas diskutoi me Cristiano Ronaldon një lëvizje të mundshme në Al Nasr.
Është raportuar se klubi nga Arabia Saudite dëshiron të nënshkruajë me portierin e PSG-së.
Sipas gazetarit Nicolo Schira, Al-Nasr i ofroi Kosta Rikanit një kontratë 3-vjeçare. Vetë portieri foli me sulmuesin Cristiano Ronaldo për të mësuar më shumë rreth projektit të klubit.
Këtë sezon, Navas ka 1 ndeshje për PSG-në në të gjitha garat, në Kupën e Francës. /G.D abcnews.al/