Mandati i Xhaçkës, Kushtetuesja tërhiqet: Ja kur pritet të jepet vendimi

schedule17:45 - 18 Janar, 2023

schedule 17:45 - 18 Janar, 2023

Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar sot kërkesën e Partisë Demokratike për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Seanca ka nisur prej orës 10:00 të paradites dhe ka përfunduar vetëm pak minuta më parë, ndërsa në shqyrtim ishin dy kërkesa, një e grupit të Alibeajt dhe një e “Rithemelimit”.

Lexo edhe: Mandati i Xhaçkës në Kushtetuese, përfaqësuesi i Kuvendit: Veprimet e familjarëve nuk përfshihen me ato të deputetit

Kushtetuesja në përfundim të seancës së sotme është tërhequr nga vendimi, i cili pritet të shpallet brenda 30 ditëve.

Sipas opozitës, Xhaçka është në papajtueshmëri, pasi bashkëshorti i saj ka fituar statusin e investitorit strategjik.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!