Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë të cilat startuan në orën 13:00.
Në stadiumin në “Loni Papuçiu”, Apolonia dhe Kukësi janë ndarë në paqe me rezultatin 0-0. Pavarësisht disa rasteve nga të dyja ekipet, asnjëra prej tyre nuk arriti të shënonte të paktën një gol.
Kartonat e verdhë nuk janë kursyer nga gjyqtari kryesor në këtë sfidë.
Egnatia ka bërë mrekullinë në minutën e 96-të, ku ka ndëshkuar Skënderbeun në shtëpi falë golit të Paulauskas, i cili i dha edhe fitoren ekipit të Rrogozhinës.
Në orën 16:00 do të luhet sfida e fundit për sot, ajo mes Erzenit dhe Teutës./ h.ll/abcnews.al