Kryeministri Edi Rama, nëpërmje një postimi në “facebook” pak minuta më parë, ka ndarë disa momente nga pjesëmarrja e tij në Forumin Ekonomik Botëror të zhvilluar në Devos të Zvicrës.
Rama shkruan se në këtë Forum kanë zënë vend revolucioni digjital në Shqipëri dhe sulmi kibernetik ndaj vendit tonë.
Lexo edhe: Sulmet kibernetike, Rama në Davos: Donin të na kthenin në “epokën e letrës”, por ne ia dolëm
Postimi i plotë:
Sot në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, ku revolucioni digjital në Shqipëri dhe sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë kanë zënë vend në axhendën tre ditore të debateve të larmishme të këtij forumi me prestigj të madh ndërkombëtar.r.t/abcnews.al