Deklaratat tronditëse të Dino Baggio pas vdekjes së Gianluca Viallit janë duke bërë xhiro në të gjitha mediat sociale.
“Ai u largua shumë shpejt nga jeta jonë”, deklaroi në një intervishtë për “TV7” ish-mesfushori italian. “Duhet të hetojmë substancat që kemi marrë në atë periudhë. Dopingu ka qenë gjithmonë atje. Ne duhet të kuptojmë nëse disa suplemente kanë bërë ndonjë dëm me kalimin e kohës. Kam frikë gjithashtu se po u ndodh shumë lojtarëve. Kam kujtime të mrekullueshme nga Gianluca, ai ishte një burrë dhe gjithmonë dëshironte të ndihmonte lojtarët e rinj që të rriteshin.”
Deklarat ashumë të rënda, të cilat fusin dyshime për disa praktika mejko-sportive të përdorura në futboll rreth viteve 90-të.
“Nuk e di nëse është për shkak të kësaj, por gjithmonë ka pasur doping. Ata kurrë nuk kanë marrë gjëra të çuditshme, sepse ka një përqindje që duhet ta mbani. Me kalimin e kohës ne duhet të shohim nëse disa suplemente të caktuara janë të mira apo jo.”
Fjalë që zbulojnë disi frikën e shumë lojtarëve të asaj epoke, duke nxitur hutimet e shumta që qarkullojnë në mjedis prej disa kohësh në lidhje me disa sëmundjeve dhe përdorimit të zakonshëm të barnave të catuara./ h.ll/abcnews.al