Gafa për sulmet me raketa ruse në Dnipro, jep dorëheqjen këshilltari presidencial i Ukrainës

schedule11:23 - 17 Janar, 2023

schedule 11:23 - 17 Janar, 2023

Këshilltari presidencial, Oleksiy Arestovych ka dhënë sot dorëheqjen. Shkak mendohet të jenë bërë disa komente të tij, pasi një raketë ruse goditi një bllok apartamentesh në Dnipro, duke shkaktuar të paktën 41 viktima.

Arestovych fillimisht tha se sistemi ukrainas i mbrojtjes kundërajrore kishte rrëzuar raketën ruse Kh-22. Këto komente u kapën shpejt nga propagandistët rusë, të cilët deklaruan më pas se ndërtesa ishte goditur nga një raketë mbrojtëse ukrainase.

Ish-këshilltari presidencial më vonë tha se Ukraina nuk i kishte mundësitë që të rrëzonte atë lloj rakete të lëshuar nga Rusia.

“U kërkoj falje të sinqertë viktimave dhe të afërmve të tyre, banorëve të Dnipro dhe të gjithë atyre që u lënduan thellë nga versioni im i gabuar i parakohshëm i ngjarjeve”,  tha në një mesazh në Facebook  Arestovych.

/abcnews.al