Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla theksoi se gjatë mbledhjes së sotme u është kërkuar deputetëve që të dalin në terren dhe të zhvillojnë takime me qytetarët. Në prononcimin për gazetarët, Balla theksoi se PS-ja ka vetëm një aleat dhe ata janë njerëzit e thjeshtë.
“Lidhur me performancën e secilit prej deputeteve të Kuvendit qoftë në kuadër të punë parlamentare qoftë edhe për prezencën deputetëve në territor. Është një rol ndërlidhës me komunitetit dhe vendimmarrjes. U është kërkuar një prezence më e shtuar në territor dhe natyrshëm kryetari i partisë ka pasur një sërë kërkesash që i bëjnë mirë anëtarëve të PS-së.
Në 2023 do zhvillohen zgjedhjet vendore dhe PS synon të vazhdoj të drejtojë në çdo bashki të vendit, por fakti është që PS ka vetëm një aleat që janë njerëzit e thjeshtë të vendit dhe forcimi i kësaj aleance është jetik për në kjo seance lidhet me një lloj vlerësimi nominal për çdo deputet pastaj edhe me element të tjerë të respektimit ët vendimeve politike me votën në seancë plenare.”, tha ai.
Balla është shprehur i bindur se ligji për amnistinë fiskale i bën mirë ekonomisë së vendit teksa shtoi se do të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar.
“Kuvendi i ka votat për të miratuar çdo ligj. E para nuk mendoj se është korrekte të shprehem se se deputetet e opozitës se kanë lexuar ligjin për amnistinë fiskale. Amnistia fiskale i bën mirë ekonomisë së vendit dhe çdo vendim politik. Ajo që është e rëndësishme është nevoja që ka sot ekonomia e Shqipërisë për të miratuar ligje të tilla”, tha Balla ndërsa u pyet nëse do ta miratojnë para zgjedhjeve vendore.
“Ka disa afate ligji për amnistinë. E rëndësishme është se do të miratohet në këtë sesion parlamentar”, tha ai. Ndërkohë, sa i përket zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Balla tha se opozita nuk po respekton kandidatët që ka propozuar vetë.
“Propozimi nuk mund të jetë ekskluzivist. Fakti që opozita nuk mbështeti kandidaturat që i paraqiti vetë, tregon që nuk respekton kandidatët që sjell vetë. Mënyra më e mirë do ishte kur opozita propozon një numër, 4 ne zgjedhim 2, dhe ne biem dakord për ata të dy. Por, fakti që opozita u soll në mënyrë të papërgjegjshme, bojkotoi procesin e votimit të kandidatit të propozuar nga ata, na bëjnë të kuptojmë që opozita s’është serioze. Pra, mendoj që procesi i shpalljes së interesit do jetë një proces i hapur dhe i pandikuar.
Na duhet një Avokat Populli jo avokat partie, atëherë ne shkojmë në dialog me opozitën. I kanë votat këta? Nuk i kanë, se duhen dhe votat e mazhorancës.” tha Balla./abcnews.al


