Sandro Rosell, ish-presidenti i Barcelonës, ishte i ftuar këtë të shtunë në programin “Colapse” në TV3 dhe dha një intervistë në të cilën zbuloi arsyet që e shtynë atë të jepte dorëheqjen si president në janar 2014.
Pavarësisht se shumë prej tyre mund të mendoni se vendimi i Sandro Rosell ishte i lidhur me situatën ligjore të “cështjes Neymar”, ai theksoi se arsyeja e vërtetë e dorëheqjes së tij ishin kërcënimet me vdekje të prindërve të tij gjatë asaj kohe.
“Unë pushova së qeni president i Barçës për shkak të kërcënimeve të përditshme me vdekje që prindërit e mi merrnin në shtëpi. Ata merrnin telefonata dhe letra anonime. Ishte e tmerrshme”, tha Rosell. /G.D abcnews.al/