Zjarrfikës, hetues të aviacionit civil, madje edhe një psikolog, që pretendon se komunikon me kafshët, janë rekrutuar nga autoritetet boliviane për t’iu bashkuar operacionit për gjetjen e Titos.
#LoÚltimo
La ATT establece una sanción de Bs 50.000 a BoA por el extravío del gato Tito. Aerolíneas tienen cinco días para remitir sus protocolos de transporte de animales para su validación.
Foto: RRSS pic.twitter.com/b2Njbnlhn8— La Razón Digital (@LaRazon_Bolivia) January 6, 2023
Ku është Tito, një mace gri me të bardhë që u zhduk gjatë një fluturimi muajin e kaluar?
Rasti i Titos dhe pronares së saj, Andrea Iture, “ka mbërthyer” vendin. Ministri i të Drejtave të Konsumatorit, Jorge Silva zbuloi këtë javë se autoritetet thirrën psikologët për të gjetur kafshën shtëpiake. Tito u zhduk më 8 dhjetor, sipas postimeve të zonjës Iture në faqet e rrjeteve sociale, të cilat patën një ndikim të madh.
Disa dashamirës të kafshëve fajësojnë autoritetet e linjës ajrore për faktin se kafsha është zhdukur. Ndërkohë, kompania ka thënë pak për rastin dhe nuk është përgjigjur kur u pyet nga Reuters për koment.
Sakaq, Andrea Iture u bëri thirrje njerëzve në një video që të mbajnë një sy për macen, duke këmbëngulur: “Unë nuk do të ndalem së kërkuari për të”./abcnews.al