Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, të cilët akuzohen se kanë mashtruar me kontrata fiktive. Të prangosurit, u ndaluan në kuadër të operacionit “Përsëritësi”, pasi kanë përfituar një pronë, objekt shtypshkronjë në Tiranës, biznes i cili ka një xhiro mujore rreth 100 milionë lekë.
Myslim Jella ka fshehur të ardhurat, duke iu shmangur një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se 8 milionë lekë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme dy automjete, pronë e një banke të nivelit të dytë.
Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezultoi se Jella dhe miku i tij nëpërmjet mashtrimit dhe kërcënimit përvetësuan xhiron mujore të një biznesi në pronësi të shtetases vlerën e rreth 550 milionë lekë të vjetra./ABC News Albania 24/7