Policia e Fierit ka arritur të kapë dhe arrestojë 49-vjeçarin Bejo Hoxhaj që ndihmoi autorin e plagosjes së ditës së djshme në Fier, Altin Viezaj të largohej nga vendi i ngjarjes.
Ashtu siç bëri me dije Abc News pak më parë, është sekuestuar automjeti tip “Tayota”, një armë zjarri pistoleë dhe municion luftarak.
Lexo edhe: Plagosja në Fier/ Policia gjen makinën e autorit, çfarë zbulojnë brenda saj
Ndërkohë policia vijon punën intensive për kapjen e autorit.
Kujtojmë që pas një konflikti të momentit Veizaj qëlloi me armën shtetasin Dashamir Muça, i cili ndodhet në spital.
Njoftimi i policisë:
Fier
Ndihmoi autorin e plagosjes së ndodhur ditën e djeshme, të largohej nga vendi i ngjarjes, vihet në pranga 49-vjeçari.
Vijon puna për kapjen e 52-vjeçarit që plagosi me armë zjarri një shtetas, në lagjen “11 janari”, Fier.
Sekuestrohen automjeti me të cilin u largua autori, një armë zjarri pistoletë, një pistoletë paralizuese dhe municion luftarak.
Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “11 janari”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi D. M., 50 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 49 vjeç, banues në Mallakastër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e ngjarjes, shtetasin A. N. alias M. V., 52 vjeç, të largohej nga vendi i ngjarjes.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin është larguar autori, brenda të cilit u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër, 12 fishekë dhe 1 pistoletë paralizuese.
Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e 52-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.r.t/abcnews.al