Sportet lehtësojnë simptomat e depresionit tek adoleshentët

schedule20:13 - 13 Janar, 2023

schedule 20:13 - 13 Janar, 2023

Noti, kërcimi dhe vrapimi nuk duhet të mungojnë në rutinën e përditshme të adoleshentëve që luftojnë me depresionin

Të rinjtë që vuajnë nga depresioni duhet të përfshihen në lojëra sportive në ekip, si futbolli dhe basketbolli, si dhe individualisht, si vrapimi ose noti.

Sipas një studimi të fundit të JAMA Pediatrics ushtrimet e rregullta aerobike mund të lehtësojnë simptomat negative të sëmundjes mendore.

Ushtrimet ndihmojnë në shëndetin mendor duke ndihmuar në përmirësimin e humorit dhe uljen e stresit.

Në studimin e fundit, studiuesit arritën në përfundimin se stërvitja e rregullt mund të çojë në mënyrë efektive në një reduktim të simptomave tek të rinjtë mbi 13 vjeç që vuajnë nga depresioni.

Ata u fokusuan kryesisht në ndryshimet që ndodhën tek adoleshentët të cilët ishin diagnostikuar me depresion dhe kishin filluar të merreshin me aktivitete të tilla si noti, kërcimi ose vrapimi.

Pas hulumtimit, arritën në përfundimin ushtrimet e rregullta aerobike reduktojnë ndjeshëm simptomat e depresionit.

Por rutina e ushtrimeve ishte një faktor vendimtar, sepse nëse ushtrimi nuk përsëritej të paktën tre herë në javë, simptomat përsëriteshin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!