Presidenti Begaj i kthen ligjin e parë qeverisë: Vlerësimi për dekoratat, kompetencë vetëm e kreut të shtetit

schedule16:46 - 13 Janar, 2023

schedule 16:46 - 13 Janar, 2023

Bajram Begaj nuk pranon të ndajë më të tjerët, kompetencën e dhënies së dekoratave për figura me ndikim në shoqëri. Ai ktheu këtë të premte për herë të parë një ligj, për t’u rishqyrtuar në Kuvend.

Që kur mori detyrën më 24 korrik të vitit të shkuar, Presidenti Bajram Begaj dhënia e dekoratave ndryshoi ritimin, ndëkohë që ato jepeshin në mënyrë masive nga paraardhësi i tij, Ilir Meta.

Megjithatë, Begaj nuk bie dakordë me parashikimet e ligjit të qeverisë, që të mos jetë vetëm Presidenti ai që ka të drejtën të jap dekorata, por këtë urdhër mund ta ushtrojë edhe Kryeministri dhe ministrat. Begaj në arsyetmin e dhënë thotë se dhënia e dekoratave, sipas Kushtetutës, është vetëm e Presidentit.

“Në nivelin e përcaktimit si kompetencë kushtetuese, çdo ndërhyrje e mundshme për ndryshimin e saj, si në drejtim të zgjerimit apo të ngushtimit, mund të bëhet vetëm sipas një rendi të parashikuar nga Kushtetuta, pra duke ndryshuar apo shfuqizuar dispozitat përkatëse të Kushtetutës”

Presidenti nuk është dakord as për kufizimin e numit në dhëniën e dekorkatave. Ligji parashikon që cdo dekoratë jepet në numër të caktuar, në një vit kalendarik, një parashikim ky që të kufizojë dhënin pa fund të udhrave dekorues. Kufizimin e numrit e quan ngushtim kompetence. Ai është kundër dhe cdo mekanizimi vlerësuar, jashtë institucionit të tij.

Ligji I qeverisë, pasi nuk kaloi hallkën dekretuese nga Presidenti, do të rikthehet në komisionet parlamentare, për ta rivlerësuar edhe një herë, në bazë të argumenetve që ka bërë Begaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!