Zbardhet identiteti i personit që mbeti i plagosur ditën e sotme me armë zjarri në Fier si dhe emri i autorit. Abc News mëson se Altin Nika ka plagosur me armë Dashamir Muçën i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Sakaq, sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes të dyve.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut për të bërë të mundur kapjen e autorit. Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim kapjen e tij.
Rreth orës 13:15, në lagjen “11 janari”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi A. N., 52 vjeç, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. M., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit A. N.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje./abcnews.al