Një 25-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së martës në Itali pasi u kap duke grabitur një banesë.
Shqiptari në bashkëpunim me disa persona të tjerë që ende janë në arrati, kanë grabitur banesën ku brënda saj jetonte një e moshuar.
Shqiptari duke përdorur një thikë guzhine ka kërcënuar të moshuarqën që po ashtu ishte shtetase e huaj duke i kërkuar paratë që kishte në banesë.
E moshuara e tmerruar i ka dorëzuar të gjithë shumë e parave që ka pasur në shtëpi, ku mësohet të kenë qenë rreth 20 mijë eruo, por më pas është mbyllur në dollapin e rrobave nga grabitësit.
Sipas raportimit nga mediat italiane, shqiptari kishte dy pasaporta, një prej të cilave ishte false.r.t/abcnews.al