Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e një tornado në Alabamën qendrore, sipas një njoftimi të shërbimeve të urgjencës. 6 viktimat u regjistruan në qarkun Otoga, sipas zëvendës drejtorit të shërbimeve të urgjencës së qarkut Gary Weaver.
Gjithashtu u shpall një gjendje e jashtëzakonshme në Otaga dhe pesë qarqe të tjera nga guvernatori i shtetit Kay Ivey.
Qyteti Selma i Qarkut Dallas, gjithashtu shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, me kryebashkiakun James Perkins, i cili u bëri thirrje banorëve të shmangin udhëtimet.
/abcnews.al