Philemon Mulala ka vdekur në moshën 60-vjeçare dhe është gjendur në kopshtin e shtëpisë së tij në Afrikën e Jugut nga guraja e tij duke u kafshuar nga qentë që ato mbanin në shtëpi.
Ish-futbollisti i njohur i cili ka luajtur për kombëtaren e Zambisë u shpall i vdekur ditën e shtinë më 7 janar. Gruaja e tij tha se qentë kishin filluar të lehnin pasi kopshti i tyre ishte shumë pranë rrugës, dhe Mulala shkoi të kontrollonte. Më pas ajo shtoi se kishte dalë për ta kërkuar edhe nuk po e gjente, deri në momenti kur doli pas shtëpisë te kopshti dhe gjeti bashkëshortin e saj të kafshuar nga tre qentë e tyre.
Ai ka qendë një nga lojtarët më të njohur të kohës në Afrikë, ku ndoshta momenti më përcaktues i karrierës së tij me kombëtaren ishte kur ai shënoi dy gola kundër Keniës në gjysmëfinalen e Kampionatit të Afrikës Lindore dhe Qendrore. Federata e Futbollit të Zambisë bëri homaxhe për ish-lojtarin e tyre të ndjerë.
Zëdhenësi Sydney Mungala tha: “Është një fund kaq tragjik. Shumë nga ne e kanë parë të luajë, veçanërisht tifozët e Mufulira Wanderers. Shumë e kujtojnë atë nga ditët e ekipit kombëtar, ku fitoi medaljen e parë të argjendit”./ h.ll/abcnews.al