Policia e Tiranës ka publikuar një video e cila tregon fragmente nga shkelje të rënda të kryera nga automjete.
Në pamje shihet se automjete të ndryshme qëndrojnë në vijat e bardha dhe kryejnë manovra të gabuara duke mos respektuar korsinë e lëvizjes.
Këto shkelje sipas njoftimi ndëshkohen me gjobë deri në 3000 lekë.
Njoftimi:
Tiranë
Një ndër objektivat e “?Dronit edukues?” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video kryejnë manovër të gabuar, duke mos respektuar drejtimin apo korsinë e lëvizjes, shkelje e cila ndëshkohet me gjobë deri në 3000 lekë, sipas nenit 152 të Kodit Rrugor.r.t/abcnews.al