Pse Reali e la Hakimin kaq lehtë? Pandemia, konkurrenca dhe konflikti me Zidane

schedule19:45 - 11 Janar, 2023

schedule 19:45 - 11 Janar, 2023

Me Dani Carvajal që vuan nga lëndimet e përsëritura, shumë tifozë të Real Madrid ëndërrojnë të kenë një tjetër mbrojtës të djathtë të klasit botëror në ekip.

Ai lojtar mund të ishte Ashraf Hakimi, por Los Blancos zgjodhën ta shesin atë te Interi për vetëm 40 milionë euro në vitin 2020, pavarësisht dy sezoneve të tij të shkëlqyera në huazim te Borussia Dortmund.

Le të flasim për arsyet e largimit për një tarifë kaq modeste.

1. Shitja e tij ndihmoi në uljen e humbjeve në mes të pandemisë Covid-19

Sipas Fabrizio Romano, Real Madridit i ka pëlqyer ideja për të marrë 40 milionë euro me një pagesë.

2. Në atë kohë kishte ende shumë mbrojtës të djathtë

5 lojtarë mund të luanin atje në atë moment. Dani Carvajal ka qenë gjithmonë numër një, pavarësisht nga e ardhmja e Hakimit, por po ashtu edhe Lucas Vazquez, Alvaro Odriozola, Nacho dhe Eder Militao.

3. Ka pasur raportime për një konflikt mes tij dhe Zidane

Thuhet se Hakimi ishte i pakënaqur me mungesën e vëmendjes nga klubi kur u kthye, madje edhe nga Zinedine Zidane, i cili sipas disa burimeve “ishte si baba për të”.

Në atë kohë, Hakimi thuhet se donte të fliste me Zidane në mënyrë private për të ardhmen e tij, por kurrë nuk mori një përgjigje nga trajneri.

“Zidane është arsyeja pse Hakimi u transferua te Interi. Ai duhet të shpjegojë pse Hakimi u transferua atje”, tha agjenti i lojtarit Martin Camano në një intervistë me Al Mountakhab atë verë. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!