Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se situata në rajonet e aneksuara është e vështirë. Duke folur në një takim me zyrtarë qeveritarë, Putin tha se Rusia ka të gjitha burimet e nevojshme për të përmirësuar jetën në katër rajonet ukrainase të aneksuara nga Moska në shtator, sipas agjencisë Reuters.
Presidenti rus falënderoi qeverinë e tij për punën gjatë vitit të kaluar, duke vënë në dukje se asgjë që kundërshtarët e Rusisë kishin parashikuar nuk u realizua. Ai shtoi se në të ardhmen e afërt është e nevojshme të kemi rritje, pavarësisht presionit ndërkombëtar, duke llogaritur punën efektive të Bankës Qendrore të Rusisë dhe qeverisë, si vitin e kaluar.
Në lidhje me zonat e reja të Moskës në territorin rus, Putin tha se qeveria duhet të punojë për detajet e programit, duke thënë se deri në vitin 2030, ato duhet të arrijnë nivelin e pjesës tjetër të Rusisë për sa i përket infrastrukturës, shërbimeve sociale dhe jetesës.
/abcnews.al