EMRAT/ Nga vjedhjet te armët pa leje dhe organizimi i lojërave të fatit, 5 të arrestuar në Kurbin

schedule15:32 - 11 Janar, 2023

schedule 15:32 - 11 Janar, 2023

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë së Kurbinit për vepra të ndryshme penale.

Gjatë operacioneve janë sekuestrua 1 armë zjarri tip pistoletë dhe 7 kompjutera që përdoreshin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Të arrestuarit janë shtetasit, Genti Suti, 44 vjeç të cilit i është gjeturt një pistoletë, Altin Mihana 37-vjeç dhe Alket Lika 49 vjeç që kishin përshtat lakolin për lojëra fati,  Dritan Peka, 34 vjeç, i shpallur në kërkim, Jetlir Markaj 34-vjeç, është kapur me motor pa leje e më bluzë me mbishkrimin policia.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/ Kontrolle të vazhdueshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në të gjitha format e shfaqjes së tyre.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Terreni”, për goditjen e një sërë veprimtarish kriminale.

Si rezultat, vihen në pranga 5 shtetas.

Sekuestohen 1 armë zjarri pistoletë dhe 7 kompjutera që përdoreshin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve intensive në terren, 24/7, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Terreni”.
Si rezultat i këtij operacioni, janë vënë në pranga shtetasit:

-G. S., 44 vjeç, banues në Kurbin, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushat e narkotikëve dhe vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
44-vjeçari u kap në Laç, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit G. S., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak;

-A. M., 37 vjeç, banues në Milot dhe A. L., 49 vjeç, banues në Mamurras, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që administronin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën 7 kompjutera që përdoreshin për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari të kundërligjshme;

-D. P., 34 vjeç, banues në Kukës, me precedentë të mëparshëm kriminal në fushat e narkotikëve dhe vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;

-J. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi dhe të papajisur me dokumentet përkatëse. Gjithashtu, 34-vjeçari, në momëntin e arrestimit, mbante veshur një xhup me mbishkrimin “Policia”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme./abcnews.al