Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan – Librazhd, në zonën e quajtur “Kthesa e Marrushit” e cila njihet si zona me rrezikshmëri shumë të lartë.
Shoferi i identifikuar si Agron Shkalla ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin Shkumbin. Raportohet se fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina vetë dhe ka shpëtuar për mrekulli.
Momentalisht ai është duke marrë mjekimin e nevosjhëm në spitalin e Librazhdit, ndërsa shkak dyshohet së është bërë shpejtësia dhe lagështira.
View this post on Instagram
Njoftimi i policisë
Rreth orës 12:35, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, shtetasi A. Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Xibrakë, Elbasan, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për shkak të dëmtimeve të marra, 48-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Librazhdit.
Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./abcnews.al