Princi Harry ka qenë edhe një herë kryefjala e mediave ndërkombëtare me rastin e publikimit të autobiografisë së tij me titull “Spare” dhe dy intervistave që ka dhënë për ta promovuar atë. Sipas informacioneve të britanikes Hello! Duka i Sussex-it ishte i kënaqur me dy intervistat që i dha ITV me Tom Bradby dhe CBS me Anderson Cooper. Megjithatë, ai duket i frustruar nga rrjedhjet e fragmenteve nga libri i tij dhe publikimi i parakohshëm i autobiografisë së tij në Spanjë
LEXO EDHE: Del zyrtarisht në shitje libri i Princit Harry, njerëzit zënë radhën për ta blerë
Zhgënjimi i Princit Harry
Në një nga intervistat e tij, 38-vjeçari Harry zbuloi pse zgjodhi të shkruante autobiografinë e tij: “Pas 38 vitesh ka kaq shumë që e kanë treguar historinë time me shtrembërime dhe ndryshime të qëllimshme. Ndjeva se ishte një moment i mirë për të treguar vetë historinë time”.
Ai shtoi: “E dini, nuk mendoj se nëse do të isha ende pjesë e regjimit në Pallat, do të më ishte dhënë kjo mundësi. Kështu që jam vërtet mirënjohës që pata mundësinë të tregoj historinë time sepse është historia ime”.
I pyetur nëse ka marrë ndonjë kritikë nga një anëtar i familjes për vendimin e tij për të shkruar autobiografinë e tij, ai u përgjigj: “Nuk kam thënë asgjë që të lëndonte asnjë anëtar të familjes time, veçanërisht njerkën time.
Ka gjëra që kanë ndodhur që kanë qenë tepër të dhimbshme, disa në të kaluarën dhe disa tani. Asnjë regjim nuk është imun dhe i përjashtuar nga përgjegjësia. Prandaj nuk mund të jesh imun ndaj kritikave”./abcnews.al