Rama: 2022 shënoi rekord turistësh në Shqipëri

schedule18:31 - 9 Janar, 2023

schedule 18:31 - 9 Janar, 2023

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë, pasi vitin e shkuar numri i turistëve që kanë vizituar vendin tonë ka qenë në shifra rekord.

Sipas kreut të qeverisë, përgjatë vitit të kaluar vendin tonë e kanë vizituar 7.5 milionë turistë të huaj.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka renditur shifrat, të cilat tregojnë se Shqipëria ka patur më shumë vizitorë se vendet e rajonit por edhe se vendet e tjera europiane.

Postimi i Ramës:

❤️Shqipëria turistike?

✅7,5 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë gjatë vitit 2022, duke i besuar Shqipërisë pushimet e tyre, jo vetëm gjatë sezonit veror por edhe përgjatë stinëve të tjera të vitit. Janë 1,9 milionë më shumë se viti 2021 dhe 18% më shumë se viti 2019, që deri tani mbante rekordin e shifrave??️?‍♀️??

?Ndërsa patëm edhe të dhëna interesante të tregjeve të reja që po rriten me shpejtësi, si

?? 85% më shumë vizitorë nga Anglia;

?? 3,7 herë më shumë vizitorë nga Spanja;

?? 2 herë më shumë vizitorë nga Sllovenia;

?? 3 herë më shumë vizitorë nga Holanda;

?? 84% më shumë vizitorë nga Turqia;

?????? 2 herë më shumë nga vendet nordike; pa harruar edhe mysafirët nga ??❤️??#Kosova, Maqedonia e hyrjet nga vendet e tjera të Ballkanit?

#TëBashkuarJoTëNdarë?

#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️??

#SkaKohëPërPushim?‍♀️??‍♂️

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!