Victoria Lee, një nga luftëtaret e reja më premtuese të arteve marciale miksë, ka ndërruar jetë në moshën 18-vjeçare, duke u konfirmuar nga familja e saj. Shaku i ndarjes nga jeta ende nuk është bërë i ditur nga autoritetet përkatëse.
“Ajo ka ikur shumë shpejt dhe familja jonë është e shkatërruar plotësisht”, shkroi motra e saj, Angela, në një postim në Instagram.
“Na mungon ajo, më shumë se çdo gjë në këtë botë. Familja jonë nuk do të jetë kurrë e njëjtë. Jeta nuk do të jetë kurrë e njëjtë. Victoria ishte shpirti më i bukur që kemi përjetuar ndonjëherë. Ajo ishte motra e vogël më e mirë në botë.”
Victoria lindi dhe u rrit në Hawaii, ku ishte pjesë e një familjeje me origjinë të fortë në MMA. Motra e saj Angela mban titullin e botës në peshën atomike “One Championship”, ndërsa vëllai i tyre Christian, është kampion në peshat e lehta. “One Championship” është promovimi më i madh i MMA në Azi.
Victoria Lee fitoi tre ndeshjet e saj të para në këtë kompeticion, por kishte marrë pushimet në 2022 për t’u përqendruar në diplomimin e shkollës së mesme. Ajo ishte gjithashtu një kampione bote për të rinj në variantin modern të pankratimit, një formë e mundjes së lashtë greke.
Kreu i “One Championship”, Chatri Sityodtong, gjithashtu bëri homazheë për të.
“Për herë të parë e takova Victorian kur ajo ishte 11 vjeçe. Unë e pashë të lulëzonte gjatë viteve si një luftëtare dhe një qenie njerëzore. Më kujtohet gjithmona se sa e mençur, e menduar dhe vetëmohuese ishte ajo përtej viteve të saj. Sigurisht, ajo ishte një mrekulli e jashtëzakonshme e arteve marciale, por mund të shihja që ajo ishte shumë më tepër se kaq. Victoria kishte zemrën e pastër prej ari dhe një mendje të shkëlqyer. Ajo kujdesej për të tjerët para vetes. Ajo donte të përdorte jetën e saj për të ndihmuar botën. Do ta kujtoj gjithmonë Victorian për shpirtin e bukur dhe të çmuar që kishte”, është shprehur ai./ h.ll/abcnews.al