Miliarderi Jack Ma do të heqë dorë nga kontrolli i Ant Group, ofruesi kryesor kinez i teknologjisë financiare që ai themeloi.
Në një deklaratë të postuar të premten, Ant Group tha se pas një ristrukturimi të pronësisë, “asnjë aksionar i vetëm apo me palët e tjera” nuk do të ketë kontroll mbi Ant Group.
Kompania është një degë e gjigantit të tregtisë elektronike Alibaba, të cilin po ashtu e themeloi Jack Ma.
Masa vjen pas përpjekjeve të tjera ndër vite nga qeveria kineze për të frenuar Ma dhe sektorin e teknologjisë së vendit më gjerësisht.
Dy vjet më parë, Ma, një personazh i profilit të lartë u zhduk kryesisht nga opinioni publik për 2 muaj e gjysmë pasi kritikoi rregullatorët e Kinës.
Qeveria në të njëjtën kohë detyroi Ant Group të anulonte një IPO (initial public offering) të shumëpritur që do të kishte mbledhur mbi 3 miliardë dollarë.
Në fund të vitit të kaluar Pekini sinjalizoi në një konferencë pune ekonomike se do të mbështeste firmat e teknologjisë për të nxitur rritjen ekonomike dhe për të krijuar më shumë vende pune.
Muajin e kaluar, qeveria tha se do të lejojë Ant Group të mbledhë 1.5 miliardë dollarë kapital për njësinë e saj të financave të konsumatorit. /abcnews.al