Ish-mesfushori brazilian, Juninho Pernambucano, beson se trajneri i Al-Nasr-it, Rudi Garcia do të bëjë më të mirën për të kënaqur yllin e sapoardhur të skuadrës, Cristiano Ronaldo.
“Garcia nuk ka guximin të bëjë diçka kundër Cristianos. Ai do t’i sjellë mëngjes nëse është e nevojshme. Rudi do të përpiqet të jetë një mik i mirë i Ronaldos. Ai do të bëjë gjithçka për këtë. Është ëndrra e Garcias të ketë një mik si Cristiano. Ky trajner respekton vetëm ata njerëz nga miqësia me të cilët mund të përfitojë për vete”, tha trajneri për Globo Esporte. /G.D abcnews.al/