Sylvinho do të prezantohet ditën e hënë si trajneri i ri i kombëtares së Shqipërisë.
FSHF ka njoftuar ditët e para të janarit se marrëveshja me trajnerin brazilian është arritur. Tekniku 48-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë 18 mujore me FSHF-në, ku si objektiv të vetëm ka kualifikimin në fazën finale të Euro 2024.
Ish-mbrojtësi i Manchester City, Pablo Zabaleta dhe ish-lojtari brazilian Doriva, janë konfirmuar si ndihmësit e tij.
Ndeshja e parë zyrtare e Shqipërisë në kualifikueset e kampionatit evropian do të jetë ndaj Polonisë në mars, por Sylvinho do të ketë mundësinë të njohë skuadrën e tij në një ndeshje miqësore përpara sfidës me polakët./ h.ll/abcnews.al