Duhet t’i hani 2 herë në javë, kardiologu zbulon ushqimet që ndihmojnë në presionin e lartë të gjakut

schedule13:27 - 6 Janar, 2023

schedule 13:27 - 6 Janar, 2023

Nëse keni probleme me hipertensionin, mjekët ju këshillojnë që të bëni ndryshime në dietën tuaj dhe fillimisht të reduktoni sasinë e bukës së bardhë, makaronave dhe orizit.

Presioni i lartë i gjakut është një nga sëmundjet më të zakonshme në botë. Hipertensioni gjithashtu i ngarkon organet dhe mund të çojë në sulm në zemër, goditje në tru, sëmundje të veshkave.

Një mënyrë për të mbajtur nën kontroll këtë gjendje të rrezikshme është nëpërmjet dietës. Ushqimet e yndyrshme dhe me kalori dihet se rrisin presionin e gjakut dhe një nga shkaqet kryesore të hipertensionit është marrja e lartë e kripës. Mjekët dhe nutricionistët theksojnë se një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar mund të ndihmojë në normalizimin e presionit të lartë të gjakut.

Edhe ashtu siç ka ushqime që e rrisin atë, ka edhe nga ato që ndihmojnë në rregullimin e presionit. Kardiologu britanik, Dr. Dwayne Bryan këshilloi të gjithë ata që vuajnë nga hipertensioni që të hanë peshk të yndyrshëm dhe perime dy herë në javë.

Rekomandimi i tij për pacientët me hipertension është kalimi në një menu të pasur me fruta, arra, perime dhe peshk të yndyrshëm. Ai këshilloi gjithashtu që të reduktohet konsumimi i makaronave me miell të bardhë, orizit “të zakonshëm” dhe bukës së bardhë.

Një lëndë ushqyese që është shumë e rëndësishme në problemet e hipertensionit është kaliumi. Hulumtimet tregojnë se një sasi e shtuar e këtij minerali në dietë mund të zvogëlojë rrezikun e presionit të lartë të gjakut, por edhe të përmirësojë gjendjen e atyre që vuajnë nga hipertensioni. Kaliumi ndihmon në largimin e kripës së tepërt nga trupi, duke rregulluar kështu presionin e gjakut. Gjendet në domate, salmon, patatet e ëmbla, fasulet e bardha dhe bananet. Këto ushqime duhet të përfshihen edhe në dietën tuaj nëse vuani nga hipertensioni./abcnews.al