Andrei Kanchelskis me deklaratë të fortë ndaj vendit të tij: Rusia “bleu” të gjitha ndeshjet e Botërorit 2018

schedule11:53 - 6 Janar, 2023

schedule 11:53 - 6 Janar, 2023

Pak ditë pasi ra perdja e Kupës së Botës 2022 në Katar, Andrei Kanchelskis, lavdia e dikurshme e futbollit rus hodhi deklarata të mëdha për Kupën e Botës që ishte pritur katër vjet më parë në vendin e tij, Rusi.

Trajneri 53-vjeçar, duke folur për një media ruse, i pyetur për kritikat e ashpra ndaj ish-trajnerit të kombëtares, Stanislav Cherchesov, ka marrë hov dhe ka denoncuar të gjithë dhe gjithçka.

“Nuk kam asgjë personale me Cherchesov. Thjesht mendoj se ai nuk duhet të jetë trajner në kombëtare sepse në logjikën time një ish-portier mbetet vetëm një trajner i portierëve. Ndoshta ai punon mirë në klube, por jo në një ekip kombëtar”, tha fillimisht ish-ylli i Manchester United, dhe kur gazetari i përmendi se Cherchesov udhëhoqi Rusinë në çerekfinale të Kupës së Botës 2018, shpërthimet filluan.

“Pse duhet të ndryshoj mendje për fjalët e mia? Sepse kemi blerë gjithçka në 2018? Të gjitha ndeshjet u blenë! Nuk e dini? Ne luajtëm në shtëpi dhe ashtu si në vitin 2002, ata kishin “therur” skuadrat që luanin me Korenë, e njëjta gjë ndodhi edhe me ne. Puna e Cherchesov u pa në Evropianin e radhës ku ne dështuam.

Luajtëm me një ekip serioz, Urugain dhe na mundën 3-0 në ndeshjen e fundit të grupit. Ndeshja kundër Spanjës në 1/8 ishte një ndeshje shumë e çuditshme sepse kundërshtarët tanë luajtën në mënyrë të pakuptueshme. A e keni pyetur ndonjëherë veten pse Spanja ndryshoi trajnerin e saj një ditë para fillimit të Kupës së Botës dhe zëvendësoi Lopeteguin me Hiero që punonte për Federatën? Në një moment do të dalin detajet dhe do të shihni se sa të drejtë kam”.

Dhe kur gazeëtari i tha se futbollistë si Iniesta dhe Ramos nuk mund të pranonin të bënin diçka të tillë, Kanchelskis vazhdoi i patrembur: “Çfarë do të bënit nëse mbreti i vendit tuaj do t’ju jepte një urdhër të qartë? Mund të më besoni ose jo, por po ju them se ka informacione specifike nga njerëz, qoftë edhe nga futbollistë. Dhe herët a vonë ata do të rrëfehen dhe do të flasin për gjithçka që ka ndodhur”, përfundoi ai me shumë bindje./ h.ll/abcnews.al