Pak ditë pas ndarjes nga jeta të Pele dhe Mihajlovic, një tjetër humbje e madhe ka ndodhur në botën e futbollit dhe të sportit.
Në moshën 58-vjeçare, Gianluca Vialli ka ndërruar jetën në Londër. Ish-sulmuesi lombard i Cremoneses, Sampdorias, Juventusit dhe Chelsea, i detyruar të largohej nga stafi blu i Roberto ?MAncinit për shkak të përkeqësimit të kushteve shëndetësore të tij, nuk arriti të fitojë betejën kundër kancerit të pankreasit që filloi në vitin 2017.
Pas një periudhe pushimi pas trajtimeve, sëmundja e tij u kthye me forcë, duke mos i dhënë më shpëtim./h.ll/abcnews.al