Greqia kthen djathtas/ Qeveria e Micotaqis e para monopartiake që nga fillimi i krizës

schedule14:00 - 8 Korrik, 2019

schedule 14:00 - 8 Korrik, 2019

Greqia kthen djathtas dhe për herë të parë që nga fillimi i krizës ekonomike një dekadë më parë do të ketë një qeveri njëngjyrëshe. Pas qeverisjes së Tsipras që nxorri vendin nga gremina e krizës, përmes një plani shkurtimesh, Misotaqis erdhi në pushtet me dy premtime të forta: taksa më të ulëta dhe me shumë vende pune.

Pas periudhës së Trojkës, në Greqi ka përfunduar dhe periudha e Tsipras. Si parashikonin dhe sondazhet, konservatorët e Dmeokracisë së re të drejtuar nga Qiriako Micotaqis, fituan zgjedhjet e përgjithshme me një diferencë të qartë nga Syriza e cila kalon në opozitë.

Harta e votës nuk lë asnjë dyshim, vendi është lyer me blu. Demokracia e re me gati 40 për qind të votave në krahasim me 31.5 për qind të kryeministrit në largim. Suksesi i Micotaqis, djali i një ish kryeministri dhe anëtar i një prej familjeve politike më të fuqishme në vend, ishte aq e pastër sa menjëherë pas hapjes së kutive në procesin e numërimit, Aleksis Tsipras dhe presidenti turk Erdogan e telefonuan për ta uruar. Por pjesëmarrja e vogël në votime shënoi një rekord të to. Ish-ministri grek i ekonomisë Varufakis u shpreh se zgjedhësit ndëshkojnë qeveritë që implementojnë masa për shkurtimin e buxhetit. Për herë të parë që nga viti 2009 më Greqi do të ketë një qeveri një ngjyrëshe, e cila nuk do të ketë nevojë të kërkojë aleatë për krijimin e një koalicioni

Ndërkohë që vetëm 6 parti nga 20 që garonin, mund të hyjnë në parlamentin e ri të vendit. Tsipras pasi pranoi humbjen deklaroi se do të punojë për të ndërtuar një aleancë progresiste të së majtës që të jetë një opozitë e përgjegjshme ndaj qeverisë së re.

Në fjalën e tij të fitores Micotaqis përsëriti dhe armën më të fortë të betejës politike: më pak taksa për të rimëkëmbur invëstimet si dhe vende të reja pune. Pjesëmarrja në votime ishte 57.3%, nuk u favorizua nga temperaturat e larta të ditëve të fundit, dhe të njëjtin nivel me zgjedhjet e fundit në shtator 2015 por më e lartë në krahasim me vitin 2012 dhe janar 2015. Bë vitin 2009 pjesëmarrja në zgjedhje ishte vetëm 30 për qind.

Micotaqis theksoi gjithashtu se Greqia do të ngrejë sërish kokën me krenari dhe se ai tashmë ka një mandate të fortë për të bërë ndryshimin. Ai premtoi se do të jetë kryeministër i të gjithë grekëve pasi ata janë shumë të pakët në numër për të qëndruar të përçarë.

Tsipras konfirmoi telefonatën e urimit për rivalin e tij në garën elektorale duke shtuar se qytetarët kishin zgjedhur dhe se ndryshimi i qeverisë është thelbi i demokracisë dhe jo një paradoks. Lideri i Syrizas shtoi se kishte bërë zgjidhje të vështira për të ndryshuar vendin, duke paguar një çmim të lartë. “Ishim shumë të dhënë për të gjetur mënyrën për të dalë nga program i ndihmave, dhe anashkaluam bazën elektorale,” përfundoi Tsipras.

Nga ana tjetër 51 vjeçari Micotaqis, kryeministri i ri i vendit bëri një fushatë elektorale me tema si siguria, dhe vizitoi çdo cep të vendit duke premtuar ndryshimin që shumë presin nga ai sidomos në frontin fiskal.

Me qëndrimin e tij si reformator i moderuar, pragmatik dhe i kujdesshëm ekonomisti i diplomuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës fitoi besimin e shtresave të mesme dhe të larta, të cilat gjithnjë kanë qenë armiqësore ndaj Tsipras. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!