Bashkia e Tiranës po ndërton një kopsht dhe një çerdhe të integruar në njësinë administrative nr 6, ish Kopshti nr.34 për të përballuar numrin e lartë të kërkesave të prindërve për të regjistruar fëmijët e tyre në çerdhet dhe kopshtet publike
Objekti i ri është planifikuar të jetë me dy dhe tre kate, aktualisht po kryhen punime ndërtimi dhe në vijim punimet elektrike, punime hidraulike, sistemi i ngrohjes dhe sistemim i jashtëm i sheshit.
Banorët e Kombinatit do të përfitojnë investimin më të rëndësishëm për fëmijën e tyre dhe në të gjithë bashkë për komunitetin tonë.
Ndërkohë, çerdhet dhe kopshtet pranë vendit të punës do të jenë një projekt pilot që do të nisë Bashkia e Tiranës këtë mandat të dytë. /abcnews.al