Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vizita e parë zyrtare për Vitin e Ri, Yuri Kim mbërrin në SPAK, pritet të takohet me Altin Dumanin

schedule10:36 - 5 Janar, 2023

schedule 10:36 - 5 Janar, 2023

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka mbërritur mëngjesin e sotëm në ambientet e SPAK.

Yuri Kim pritet të takohet me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Vizita e Yuri Kim në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vjen tre javë pas emërimit të Altin Dumanit se kreu u ri i SPAK-ut.

Dumani pasoi në postin e drejtuesit Arben Krajën. Kujtojmë se zgjedhja e kreut të ri të SPKA-ut në dhjetor u zhvillua nën monitorimin e ambasadës së SHBA-ve, ku e pranishme ishte edhe vetë Yuri Kim.

Dumani fitoi garën duke siguruar 5 vota nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke lënë pas Edvin Kondilin me katër të tilla dhe Adnand Xholin vetëm me një votë.

Pas rezultatit, ambasada amerikanë në tiranë tha se, puna e SPAK-ut duhet të vazhdojë të demonstrojë që askush nuk është mbi ligjin dhe se koha e pandëshkueshmerisë ka marrë fund.

Nga ana tjetër Dumani gjatë prezantimit përballë kolegëve deklaroi se ky është momenti që institucioni që ai do të drejtojë për 3 vitet e ardhshme të kalojë në një fazë tjetër sa I takon luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Për sa i përket vizitës së sotme të Yuri Kim në SPAK, nuk ka ende informacion se ku do të fokusohet diskutimi mes dy palëve. Sakaq ambasadorja pritet të takohet edhe me prokurorët e tjetër të SPAK-ut.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!