Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një mbledhje maratonë me ministrat e qeverisë. Në fokus të mbledhjes ishte puna e bërë përgjatë gjithë vitit.
Pritet që mbledhja maratonë të vazhdojë dhe ditën e nesërme.
Përmes një postimi në Facebook, duke ndarë detaje nga mbledhja, kreu i qeverisë shkruan se gjatë vitit 2023 ka shumë punë për të bërë.
Rama: Projekte konkrete dhe punë konkrete, për rezultate konkrete në vitin ku sapo hymë. Shumë për të thënë, po sidomos shumë për të bërë, duke pasur çdo ditë parasysh mbi të gjitha ata që kanë më shumë nevojë.
Mbledhja e sotme ishte një analizë ku kryeministri dëgjoi me radhë ministritë për të gjitha projektet e realizuara, ngecjet që kanë të bëjnë me projektet si infrasktruktura, bujqësia, rendi, siguria dhe ekonomia. Kryeministri dëgjon jo vetëm sukseset por dhe ato punë që nuk kanë shkuar mirë për të kuptuar se ku kanë çaluar gjërat dhe çfarë mund të bëhet për të përmirësuar ritmin./Abcnews.al/