Teksa procesi i numërimit të votave vijon, Kyriakos Mitsotakis nga rezultatet paraprake duket se është drejt fitores për të qenë Kryeministri i ri i Greqisë. Deri më tani ai ka arritur që të marrë 158 vende në Parlament nga 300 gjithsej. Urimi i parë vjen nga ish-Presidenti i KE, Jean-Claude Juncker.
“Dëshiroj t’ju përgëzoj për fitoren tuaj bindëse në zgjedhjet parlamentare. Ti e di lidhjen time personale me Greqinë dhe njerëzit e saj që kanë duruar kaq shumë gjatë dekadës së fundit. Dinjiteti, elasticiteti dhe angazhimi evropian i grekëve meritojnë respekt”, shkruan Juncker./abcnews.al