Aktori amerikan Jeremy Renner u plagos rëndë teksa po përpiqej të pastronte borën në fermën e tij në Nevada.
“Ne mund të konfirmojmë se Jeremy është në një gjendje kritike, por nën kontroll di pasojë e lëndimeve të marra pas një aksidenti, ndërsa përpiqej të pastronte borën. Familja e tij është pranë tij dhe ai po merr një kujdes të shkëlqyer”, tha përfaqësuesi i aktorit për The Hollywood Reporter.
Deadline raportoi se aktori u transportua me helikopter në spital.
Renner zotëron një fermë të vendosur në liqenin Tahoe në malet Sierra Nevada. Sipas Guardian, pjesa më e madhe e SHBA-së u godit nga “stuhia e shekullit” me të paktën 60 njerëz të vdekur në të gjithë vendin.
Në fillim të këtij muaji ylli, i famshëm për rolin e tij si HawkEye, në filmin Avengers, ndau një foto me fansat të peizazhit me dëborë në zonë në Twitter, duke shkruar “Rreshjet e borës në liqenin Tahoe nuk janë shaka”. Më pas ai postoi në Instagram përpjekjen e tij për të pastruar borën me ndihmën e një borëpastruese në Instagram.
View this post on Instagram
Lake Tahoe snowfall is no joke #WinterWonderland pic.twitter.com/6LBG9DsLAU
— Jeremy Renner (@JeremyRenner) December 12, 2022
View this post on Instagram
Renner luan në serialin “Mayor of Kingstown”, i cili fillon sezonin e dytë më 15 janar /abcnews.al