Ka përfunduar me rezultatin 1 me 1, ndeshja mes Nottingham Forest dhe Chelsea, rezultat ky që mund t’i kushtojë shumë “bluve” të Londrës, në luftën për një vend në zonën Champions.
Me fillimin e lojës, ndeshja u duk sikur do të shkonte e gjitha në favor të djemve të Potter, ku në minutën e 16’, Raheem Stërling shënoi emrin e tij, në listën e golashënuesve, pas një rrëmuje në zone. Mirëpo, gjërat nuk shkuan kështu, pasi në minutën e 63’, pas një ekzekutimi të një goditjeje këndi, Serge Aurier kërceu më lart se të tjerët duke e çuar topin në rrjetë.
Pas atij goli nuk ndodhi më asgjë dhe ndeshja u mbyll e pandryshuar, duke i dhënë “bluve” vetëm 1 pikë, duke i çuar ata në kuotën e 25 pikëve, kuotë kjo që e vendos skuadrën e Chelsea në vendin e 8-të, në Premier League. /i.m /abcnews.al