Ja profili i atentatorit në Nju Jork, simpatizant i ISIS

schedule12:15 - 12 Dhjetor, 2017

schedule 12:15 - 12 Dhjetor, 2017

Një 27 vjeçar që vepronte i vetëm, dhe fatmirësisht i papërgatitur. Ndoshta i frymëzuar nga isis por që nuk kishte kontakte me grupin terrorist: është ky profile i Akaied Ullah, emigrantit nga Bangladeshi i cili u arrestua për bombën artizanale që kishte në trup, që shpërtheu në terminalin e Port Authoriti, në qendër të Manhatan. Ullah mbeti i plagosur së bashku me tre persona të tjerë, dhe tashmë është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore në një spital të Nju Jorkut.

FBI po heton ende në jetën e 27 vjeçarit i cili ka vepruar në shenjë hakmarrjeje. I riu kishte hyrë në Shtetet e Bahskuara të Amerikës me prindërit dhe vëllezërit e tij në shkurt të 2011-ës me një vizë për emigrantët duke përfituar më pas dhe rezidencën e përhershme amerikane. Jetonte në Bruklin dhe që nga marsi 2012 deri në 2015-ën, kishte marrë një licensë për të punuar si taksist. Por më pas u punësua në një kompani që merrej me material elektrike dhe është pikërisht aty që ka përgatitur dhe bombën artizanale.

Sipas policisë amerikane ai nuk kishte asnjë precedent penal as në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe as në Bangladesh./abcnews.al