Tetë gazetarë janë vrarë deri më tani në Ukrainë që nga pushtimi i Rusisë në shkurt. Rikujtojmë se gjatë 19 vite janë raportuar në total 12 gazetarë të vrarë, sipas një një analize të publikuar nga Reporterët pa Kufi (RSF).
Ukraina është aktualisht vendi më i rrezikshëm në Europë për mediat, duke lënë pas Rusinë, ku 25 gazetarë janë vrarë gjatë 20 viteve të fundit.
“Që kur Presidenti Vladimir Putin mori pushtetin, Rusia është përballuar vazhdimisht me sulme sistematike ndaj lirisë së shtypit përfshirë ato vdekjeprurëse siç ka raportuar vazhdimisht RSF.
“Ato përfshijnë vrasjen e profilit të lartë të Anna Politkovskaya më 7 tetor 2006,” tha grupi i të drejtave të medias.
/abcnews.al