Shkrumbohet nga flakët kazinoja në kufirin mes Tajlandës dhe Kamboxhias, 10 të vdekur dhe 30 të plagosur

schedule09:59 - 29 Dhjetor, 2022

schedule 09:59 - 29 Dhjetor, 2022

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 30 të plagosur janë bilanci nga zjarri që shpërtheu në një hotel dhe kazino në qytetin Paoipet në kufirin e Kamboxhias dhe Tajlandës.

Zjarri shpërtheu rreth orës 23:30 të së mërkurës mbrëma (me orën lokale) në hotelin dhe kazinonë Grand Diamond City.

Të plagosurit u dërguan në spitalet në provincën fqinje tajlandeze Sa Keo, tha një burim i afërt me ministrinë e jashtme të Tajlandës.

“Autoritetet po përpiqen të vënë zjarrin nën kontroll, me ndihmën e zjarrfikësve të ardhur nga Tajlanda”, sipas të njëjtit burim.

Një anëtar i një ekipi tajlandez të ndihmës së parë që punon në vendngjarje tha për AFP se zjarri u përhap shumë shpejt në hotelin dhe kazinonë shumëkatëshe, veçanërisht për faktin se dyshemetë janë të mbuluara me qilim.

Rreth 400 njerëz punojnë në Grand Diamond City, sipas policisë kamboxhiane.

Sipas Reuters të paktën një nga viktimat është një shtetas tajlandez, ndërsa 32 të plagosur janë shtruar në spitalet atje.

Shumë të huaj ishin brenda hotelit dhe kazinosë kur shpërtheu zjarri, raportuan më herët mediat lokale. /abcnews.al