Gjendet e pajetë mbi shinat e trenit 50 vjeçarja në Peqin

schedule21:35 - 5 Korrik, 2019

schedule 21:35 - 5 Korrik, 2019

50 vjeçare është gjetur e pajetë mbi shinat e trenit, në aksin hekurudhor Peqin- Elbasan, në afërsi të fshatit Lazaren të Peqinit. 50 vjeçarja me iniciale M.B., është gjetur e dëmtuar dhe pa shenja jete.

Policia njofton se nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase mund të jetë aksidentuar nga treni që kalon në këtë zonë.

Grupi hetimor vijon punën  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al