Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Dëmtimi i Brojës “favorizon” Milanin, kampionët e Italisë synojnë transferimin e talentit shqiptar

schedule14:54 - 27 Dhjetor, 2022

schedule 14:54 - 27 Dhjetor, 2022

Armando Broja ka qenë dikur në fletoren e dëshirave të Milanit për merkaton e ardhshme të verës.

“La Gazzetta dello Sport”, ka folur për merkaton e Milanit dhe është fokusuar te emri i Armando Brojës, i lindur në vitin 2001, qendërsulmuesi shqiptar në pronësi të Chelsea. Në fakt, për “djajtë” Broja përfaqëson një nga mundësitë për sulmin e skuadrës së Stefano Piolit në funksion të sezonit 2023-2024.

Olivier Giroud do të mbushë 37 vjeç dhe dyshimet vazhdojnë për Zlatan Ibrahimovic, nëse suedezi do të vazhdojë apo jo karrierën e tij të jashtëzakonshme dhe kjo gjë varet edhe nga kushtet e tij fizike.



Broja në miqësoren e fundit të Chelsea kundër Aston Villa, pësoi një dëmtim në ligamentin e gjurit të djathtë dhe u desh që të operohej, duke mbyllur kështu sezonin. Nëse Milan kërkon një takim me agjentin e lojtarit dhe drejtuesit e klubit anglez, ata gjithashtu do të diskutojnë edhe për shifrën e transferimit, pasi tashmë nuk mund të vlerësohet njësoj për shkak të dëmtimit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!