Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Hyri në shtëpinë e një gruaje për të abuzuar seksualisht me të, vdes në vendngjarje agresori

schedule09:35 - 27 Dhjetor, 2022

schedule 09:35 - 27 Dhjetor, 2022

Një burrë i droguar në Brazil ka vdekur pasi hyri me kokë nga dritarja në banesën e një gruaje britanike dhe duke u përpjekur ta përdhunonte atë.

Burri, i quajtur nga autoritetet lokale si Jacques Freitas, hyri me forcë përmes një pengese metalike për të hyrë në apartamentin luksoz në Salvador, Brazil, dyshohet se ishte nën efektin e drogës.

Pamjet tronditëse të CCTV tregojnë agresorin duke hyrë me kokë përmes një paneli xhami, i cili e la atë të gjakosur rëndë me prerje të thella, përpara se të përpiqej të përdhunonte një grua.

Freitas vdiq në vendngjarje pasi humbi shumë gjak në vendngjarje si pasojë e plagëve. Gruaja e frikësuar, e cila nuk mund të identifikohet për arsye ligjore, ka luftuar kundër sulmuesit.

Ajo më pas arriti të ikë nga banesa e saj dhe drejt pishinës së jashtme të banesës me agresorin duke e ndjekur nga pas, siç shihet në pamjen e kamerave.

Por ndërsa Freitas po e ndiqte, ai u rrëzua në buzë të pishinës, me sa duket nga humbja e gjakut. Mediat lokale raportuan se Freitas vdiq në vendngjarje.

Policia po heton rastin dhe ka gjetur kanabis, kërpudha magjike dhe pilula të tjera brenda banesës së tij.

Mjekët po kryejnë një auotopsi nëse ai ishte shumë i droguar kur kreu sulmin.

Menaxherja e ndërtesës, Rita Pires, tha për mediat lokale: Ishte një natë tmerri. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Edhe i plagosur, ai prapë arriti të vraponte. Dora e tij ishte thyer, ai ishte i çalë, duke u dridhur ai arriti të vraponte pas vajzës në zonën e pishinës.’

Dhe ajo tha për viktimën: Ajo jeton këtu për një vit, ajo është në shok. Shtëpia e saj është plot gjak, ajo nuk ka fjetur mbrëmë e kaloi gjithë natën zgjuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!