Tashmë gjithçka është zyrtare, Matheus Cunha është sulmuesi më i ri i Wolverhampton dhe te Atletico Madrid tanimë duhet një lojtar i ri për fazën ofensive.
Sipas mediave spanjolle, i preferuari i Diego Simeones është Borja Iglesias, i cili prej 2 vjetësh luan te Betis, në La Liga-n spanjolle.
Anadluzianët paguan plot 28 milionë euro, për të marrë 29-vjeçarin nga Espanyol 2 vite më parë dhe do jetë tepër e vështirë për bordin e Atletico Madrid, për të siguruar shërbimet e sulmuesit me një vlerë monetare më të vogël. /i.m /abcnews.al