Dita e 3-të e grevës së personave me aftësi të kufizuara në Elbasan, rëndohet gjendja shëndetësore

schedule16:13 - 26 Dhjetor, 2022

schedule 16:13 - 26 Dhjetor, 2022

Greva e paraplegjikëve në Elbasan ka hyrë në ditën e tretë. Gjendja e tyre shëndetësore sa vjen dhe rëndohet. Familjarët kërkojnë të rikthehet paketa higjeno- sanitare prej 1 mijë e 600 lekë.

“Ne kërkojmë të drejtën që i është hequr. Ne e dimë sa vuajmë me këta fëmijë. Ne deri tani s’kemi marrë asnjë lloj reagimi. Nuk do t’i ndahemi kësaj pune. Komisioni të vij këtu. Nuk ngjallen këta”, thonë familjarët.

“Duam që kempi të jetë njësoj siç ka qenë. Kur i hoqën kempin djalit më thanë hajde se ka dal dosja me probleme. I kanë hequr dosjen higjeno sanitare. Vetëm unë jam, se dhe burrin e kam sëmurë”, thotë një familjare.

“Më kanë çuar me një kategori me 100 mijë lek. Mua këto s’më dalin. Kam një gocë një çun, me 100 mijë lekë s’i mbaj dot”, tregon një tjetër.

Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave përcaktohet se personat të cilët kanë dëmtime definitive, pa perspektivë përmirësimi të gjendjes shëndetësore, deklarohen invalidë të përjetshëm dhe duhet të paraqiten çdo 6 muaj pranë në Komisionin Mjekësor Epror. Por ata thonë se e kanë të pamundur të kryejnë kontrolle. /abcnews.al