Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

La atdheun për tu bashkuar me fëmijët në Itali, shqiptari përplaset nga Audi dhe humb jetën

schedule10:31 - 26 Dhjetor, 2022

schedule 10:31 - 26 Dhjetor, 2022

Një 58-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi qëndroi më shumë se një javë i shtruar në spital.

Zyhdi Hyka u përplas nga një makinë më 19 dhjetor teksa po kalonte rrugën në këmbë. Pas disa ditësh në repartin e kujdesit intensiv, 58-vjeçari nuk arriti t’ia dilte.

Hyka po kalonte në vijat e bardha kur u përplas nga një Audi Q3 qe drejtohej nga një 25-vjeçar nga Sassuolo.



Prokuroria Publike e Modenës do të hapë një çështje penale ndaj drejtuesit të makinës.

58-vjeçari shqiptar kishte disa muaj që kishte migruar në Itali së bashku me gruan dhe ishte ribashkuar me 2 vajzat dhe djalin e tij që jetonin në Sassuolo prej më shumë se 15 vitesh./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!